84
-
Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen ose ushqyesin nëse është e dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë
pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
-
Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
-
Mos provoni ta karikoni pajisjen nëse është e dëmtuar.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje
e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
-
Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni pajisjen për njëfarë kohe.
-
Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të jetë karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes
me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e pakthyeshëm të kësaj të fundit.
-
Mos lejoni që grykëza elektrike të lëvizë mbi kordonët elektrikë të pajisjeve të tjera ose mbi kabllo të tjera pasi kjo mund të shkaktojë rrezik (Fig.
1).
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e shpëlani me ujë rubineti.
-
Mbajini furçat elektrike larg rrobave të lirshme, flokëve dhe pjesëve të trupit.
-
Mos i mbyllni ose bllokoni vrimat e ajrimit kur pajisja është duke u përdorur.
-
Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të
imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë
dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
-
Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet më ose nëse shkarkohet shpejt.
Kujdes
-
Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
-
Mos e parkoni pajisjen në mur apo në një objekt tjetër, ajo mund të bjerë dhe të krijojë një situatë të pasigurtë.
-
Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
-
Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. ). Kur nuk e përdorni stacionin e karikimit, hiqeni pajisjen gjithmonë nga priza duke
tërhequr fishën e vogël nga pajisja dhe ushqyesin nga priza e murit.
-
Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
-
Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit në pjesën e pasme të pajisjes.
-
Mos i pastroni pjesët e heqshme të pajisjes në enëlarëse. Këto pjesë nuk janë të përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
-
Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të mbajtëses së filtrit, mos e pastroni atë me fshesë të zakonshme korrenti apo me furçë.
-
Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
-
Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit
dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin sfungjer nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni
mbajtësen e filtrit me ujë. Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
-
Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar.
-
Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse përdorni
aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit.
-
Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e karikimit.
-
Kur kjo pajisje përdoret me depozitën e aqua, ajo përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e rrëshqitshme për pak
kohë (Fig. 3).
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë në depozitën e ujit dyllë, vaj, produkte për mirëmbajtjen e dyshemesë ose solucione të
lëngshme pastrimi për dysheme, të cilat nuk treten në ujë.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë vajra eterikë ose lëndë të ngjashme në depozitën e ujit dhe mos e lini pajisjen t'i mbledhë
ato.
-
Mos e pastroni shiritin metalik për njomje me një objekt të mprehtë, pasi mund ta dëmtoni atë. Pastrojeni shiritin për njomje vetëm duke e
shpëlarë atë me ujë rubineti. Ndërrojeni shiritin për njomje kur nuk mund ta pastroni më atë.
-
Ndërrojeni shiritin për njomje vetëm me një shirit origjinal.
-
Për të garantuar rezultate të mira pastrimi dhe funksionimin e duhur të pajisjes dhe depozitës së ujit, përdorni gjithmonë sfungjerë pastrimi
origjinalë nga Philips Seria 5000.
-
Pastroni depozitën e ujit sipas udhëzimeve. Depozita e ujit nuk është e përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
-
Pasi të lani dyshemetë, mos e ruani pajisjen me depozitën e ujit të vendosur në stacionin e karikimit. Nëse e bëni këtë, sfungjeri për larje i njomë
do të prekë murin dhe kjo gjë mund ta dëmtojë murin. Hiqeni gjithmonë depozitën e ujit para se ta ruani pajisjen.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar dhe ndiqni udhëzimet e përgjithshme dhe të sigurisë për bateritë siç përshkruhet në këtë
manual. Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera ose lëndime.
-
Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm ushqyesin e treguar në pllakëzën e identifikimit të produktit. Në ushqyes mund
të gjeni numrin përkatës të tij.
-
Kjo ikonë (
) nënkupton se përdoret një ushqyes i heqshëm. GS/BS/AR/BR/** në numrin e modelit të ushqyesit përfaqëson versione për
shtete të ndryshme.
-
Përdoreni dhe ruajeni pajisjen në temperaturë nga 0°C deri në 35°C.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni pajisjen ose baterinë; në temperaturë nga 10°C deri në 35°C.
-
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit ose temperaturave të larta (60 °C) (pranë sobave të nxehta, në furrat me
mikrovalë ose mbi pianurat me induksion). Bateritë mund të shpërthejnë nëse mbinxehen.
-
Mos i ekspozoni ndaj zjarrit.
-
Mos i digjni.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin
e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
-
Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos modifikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe
bateritë dhe mos i shtypni, mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i ngarkoni bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara
se t'i hidhni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.