Furça e larjes (e gjatë)
► Fig.44
Një hundëz e pajisur me furçë. E dobishme për larjen e
papastërtive ndërsa fërkoni me furçë.
Seti i zorrës së thithjes
► Fig.45
Zëvendësojeni zorrën e ujit me këtë set për të furnizuar
ujë nga një depozitë ose rezervuar.
Furçë larëse me rrotullim
► Fig.46
Tri furça brenda rrotullohen ngadalë ndërsa nxirret
currili. E përshtatshme për pastrimin e papastërtive
të lehta në muret e jashtme, karrocerinë e makinës,
vaskë, etj.
Zgjatuesi i aksesorit të spërkatjes
► Fig.47
Tuba për të zgjatur gjatësinë e pistoletës me këmbëz.
Disponohen tri gjatësi të ndryshme duke ndryshuar
numrin e tubave që do të përdoren.
Aksesori i spërkatjes për poshtë
karrocerisë
► Fig.48
Një aksesor spërkatjeje ekstra i gjatë me hundëz me
kënd. Optimal për pastrimin e zonave të vështira për
t'u arritur siç është pjesa e poshtme e karrocerisë së
makinës dhe ulluqet e çative.
KUJDES:
Mos e përdorni akesorin e
spërkatjes për poshtë karrocerisë me zgjatuesin e
aksesorit të spërkatjes.
Mbrojtësja nga spërkatjet
► Fig.49
Redukton spërkatjet që kthehen gjatë pastrimit të
qosheve me shfryrësin e papastërtive.
Bashkuesi i rrotullueshëm
► Fig.50
Parandalon që zorra me presion të lartë të spërdridhet.
Bashkuesi lidhës
► Fig.51
Një bashkues për ta lidhur me një hundëz nga një
model tjetër.
Disa hundëza opsionale kërkojnë që bashkuesi i lidhjes
(aksesor opsional) të bashkohet me pistoletën me
këmbëz. Bashkojeni bashkuesin lidhës me pistoletën
me këmbëz në të njëjtën mënyrë si hundëza.
► Fig.52: 1. Hundëza 2. Bashkuesi lidhës 3. Pistoleta
me këmbëz
SHËNIM: Bashkuesi lidhës nevojitet kur përdoren
hundëzat e përfshira me një model tjetër, HW112 ose
HW121.
Zorrë pastrimi tubash (10 m/15 m)
► Fig.53
Për pastrimin dhe zhbllokimin e tubave të ndryshëm.
KUJDES:
Kushtojini kujdes të veçantë
currilit të ujit kur përdorni zorrën e pastrimit të
tubave. Prapa del curril uji me intensitet të lartë.
Aktivizojeni currilin e ujit vetëm kur hundëza
është futur në tub për t'u pastruar të paktën deri
në shenjën e kuqe.
Shtesa e zorrës me presion të lartë
(5 m/8 m/10 m)
► Fig.54
Shtesa e zorrës për të lidhur trupin e larëses me presion
të lartë me pistoletën me këmbëz.
Hundëza e spërkatjes Vario-Power
dhe Zgjatuesi
► Fig.55: 1. Hundëza e spërkatjes Vario-Power
2. Zgjatuesi
Presioni i currilit mund të rregullohet duke e rrotulluar
hundëzën.
PARALAJMËRIM:
e spërkatjes Vario-Power me zgjatuesin.
Shmangni lidhjen e pajisjeve të tjera zgjatuese
opsionale me zgjatuesin origjinal. Përdorimi i
pajisjeve shtesë përveç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi mund të shkaktojë rrezik dëmtimi ose
lëndim të personave.
KUJDES:
Kur rregulloni presionin e currilit,
mos e rrotulloni hundëzën ndërsa e tërhiqni atë
drejt pistoletës me këmbëz. Hundëza mund të dalë
nga pistoleta me këmbëz dhe mund të shkaktojë
lëndime personale.
49 SHQIP
Instaloni vetëm hundëzën